Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E SUKERIT

Federata serbe reagon ndaj Sukerit

BOROZANI/I.D.

Federata serbe reagon ndaj Sukerit


22 November, 2013 @22:11

Pas deklaratës së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kroacisë (HNS) Davor Suker se Kroacia pret vetëm lejen nga FIFA e UEFA për të luajtur ndeshje miqësore me Kosovën, nuk ka zgjatur shumë dhe kanë reaguar mediat serbe si dhe Federata e Futbollit të Serbisë (FSS). 

FSS-ja në faqen zyrtare të saj ka dalë me deklaratë se ky është provokim i radhës nga Davor Suker dhe HNS-ja, pasi që kroatët kanë probleme të veta me Simunicin dhe dëshiron të kthejë vëmendjen diku tjetër. 

“FSS-ja është e revoltuar me deklaratën e Sukerit, që është provokim i radhës drejtuar vendit tonë, futbollit dhe organizatës kombëtare. Ne do të vazhdojmë, bashkë me organet përkatëse luftën për të respektuar interesat kombëtare serbe, e ato legale në FIFA. Jemi të befasuar që vetëm dy ditë pas incidentit Simunic, kreu i HNS-së nxit regjionin,” shkruan në faqen e FSS-së. 

Bile, portali serb Telegraf ka shkuar aq larg sa e ka titulluar “pafytyrësi” deklaratën e Sukerit. 

Përcjelljen e lajmit nga e përditshmja boshnjake së pari në Kosovë e rajon pas asaj origjinales, e ka bërë Borozani.com, duke e sjellë edhe artikullin e plotë për lexuesit e saj nëpërmjet korrespodentit tonë në Sarajevë. 

Në anën tjetër Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka pasur ndonjë prononcim zyrtar lidhur me rastin në fjalë. FIFA me 5 dhjetor do të merr vendim nëse Kosova do të ketë të drejtë të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, derisa portali serb Telegraf shkuran se miqësorja Kosovë-Kroaci është planifikuar të luhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga