DAVOR SUKER PREMTON

Sport/Screenshot/Borozani
Miqësore: Kosovë-Kroaci!
21 November, 2013 @20:19
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë ka shokuar opinionin sportiv ballkanas në intervistën e tij dhënë për ditoren boshnjake sportive, Sport.
“Kroacia do të luaj ndeshje miqësore me Kosovën në Prishtinë,” ka thënë Davor Suker, paralajmëron e përditshmja boshnjake sot në ballinë intervistën e nesërme.
Intervista ekzkluzive e plotë me Sukerin, që pardje pa kombëtaren e tij të kualifikohet në Kampionat Botëror Brazili 2014 do të botohet në numrin e nesërm të së përditshmes boshnjake.
Davor Suker ka qenë bashkëlojtar i Ardian Koznikut, të cilët bashkë kanë arritur suksesin historik të Kroacisë me zënien e vendit të tretë në Kampionatin Botëror, Franca 1998.