TOP 5

Makineria e golave të Ferizajit
20 November, 2013 @21:54
Astrit Fazliu, Qëndrim Dautaj dhe Shkumbin Salihu bashkë kanë shënuar 22 gola për Ferizajin në stinorin 2013/14, një xhiro pa përfunduar stinori vjeshtor.
Ferizaji në total ka shënuar 24 gola këtë stinor dhe treshja në fjalë përveç se ka qenë makinë golash që funkcionin perfekt me urdhërat e Bylbyl Sokolit, ata bëjnë pjesë edhe në TOP 4 të golashënuesve të Superligës së Kosovës.
Astrit Fazliu i prin listës së golashënuesve me 9 gola nga 16 xhiro, derisa Qëndrim Dautaj është i treti me 7, e Shkumbin Salihu i katërti me 6 gola të shënuara.
Vetëm Kastriot Rexha i Trepçës’89 me tetë gola që është i dyti në renditje, ka prishur renditjen ferizajase në TOP 4 golashënuesit e ligës elite.
MAKINAT E GOLAVE NË SUPERLIGË:
1 | Astrit Fazliu | 9 gola | Ferizaji | |
2 | Kasrtiot Rexha | 8 gola | Trepça'89 | |
3 | Qëndrim Dautaj | 7 gola | Ferizaji | |
4 | Shkumbin Salihu | 6 gola | Ferizaji | |
5 | Shqipërim Kelmendi | 6 gola | Drita |