BASHKËPUNIMI

FFK
DFB premton përkrahje për FFK-në
20 November, 2013 @21:39
Rainer Milkoreit, nënkryetar i DFB-së dhe Markus Weidner, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe edukim pranë Federatës gjermane të futbollit kanë qëndruar sot në Kosovë.
Në takimin që e zhvilluan ata me kreun e FFK-së, Fadil Vokrri dhe zyrtarë të tjerë të Federatës sonë të futbollit ata kanë premtuar përkrahje për futbollin kosovar dhe kanë kërkuar që të ngritet profesionalizmi i akterëve në futboll.
Konkretisht ata kanë premtuar përkrahje në zhvillim të trajnerëve dhe referëve si dhe të administrimit në futboll, derisa janë takuar edhe Ministrin e Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi.