ANALIZA E NEVILLE

REUTERS
Anglia vuan për anglezë
20 November, 2013 @14:16
Humbja e mbrëmshme ndaj Gjermanisë në miqësore, ka bërë që ndihmës trajneri i Anglisë, Gary Neville, të reagojë ashpër ndaj rregullave të Premier League.
Roy Hodgson, përzgjedhës i përfaqësueses dhe Neville kanë qenë të pafuqishëm të ndërrojnë diçka në lojë derisa Gjermania lehtë ka mposhtur ata në ëembley me rezultat 1-0.
“Kemi vetëm 26% anglez në Premier League. Gjermania ka 48% gjerman në Bundesligë. Ky është dallimi dhe këtë duhet ndërruar edhe ne. Liga elite e futbollit tonë duhet bërë një rregull ku së paku 50% të të gjithë futbollistëve të jenë anglez. Ky 26% është absurd!” ka thënë Neville, transmeton sot Daily Mail.
“Anglia ka lojtarë të mirë. Shikoni Andros Townsend, Wayne Rooney, Danny Welbeck e Daniel Sturridge. Unë besoj te këta djelmosha - e me kohë do të shtohen ende. Por diçka duhet ndërruar në ligë,” ka shtuar më tej Neville.
Anglia është kualifikuar drejtpërdrejtë në Kampionatin Botëror si i pari i Grupit H kualifikues në Eurozonë. Roy Hodgson më parë pat thënë se Anglisë po i mungon identiteti në ndeshje ndërkombëtare,luajnë lojë pa stil dhe pa zemër.