ROSSONERI

REUTERS
Shevchenko, trajner i Milanit!
19 November, 2013 @20:10
Ish sulmuesi i suksesshëm i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili pasi që la futbollin iu përkushtua politikës në vendin e tij, Ukrainë, në një bisedë me të përditshmen italiane La Gazzetta Dello Sport, ka thënë se në të ardhmen dëshiron të bëhet trajner i ‘rossonerëve’.
“Tani është koha e tranzicionit për mua. Jam duke studiuar. Po përgatitem për të ardhmen. Me siguri, puna ideale për mua do të ishte të jem trajner i Milanit ose kombëtares ukrainase,” ka thënë ish makina e golave e qytetit të modës.
Milan është në formë shumë të dobët këtë stinor dhe trajnerit aktual Massimiliano Allegri po i dridhet karriga. Shevchenko, tash 37 vjeç la futbollin zyrtarisht pas Kampionatit Europian EURO 2012 që u bashkorganizua nga vendi i tij dhe Polonia.