PORTIERI

REUTERS
Reina i Barcelonës!
19 November, 2013 @19:56
Drejtuesit e Barcelonës edhe zyrtarisht sot kanë konfirmuar interesimin e klubit të tyre për shërbimet e portierit spanjoll të Napolit, Pepe Reina.
“Jemi duke kërkuar një portier prej se Victor Valdes ka thënë se do të largohet nga Barcelona,” ka thënë nënkryetari i klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu për RAC 1.
“Kemi avancuar në negociata. Nëse Valdes thotë edhe njëherë zyrtarisht se do të largohet në janar, ne do të pubikojmë portierin tonë të ri. Marc-Andre Ter Stegen i Borussia Monchengladbachut dhe Pepe Reina i Napolit, janë opcionet tona,” ka përfunduar ai deklaratën dhënë kësaj radioje.
Barcelona kërkon gjithmonë portierë që specifikë e kanë daljen nga porta dhe kombinimet me mbrojtësit për shkak të lojës që e aplikojnë. E Reina dhe Ter Stegen janë aktualisht më të dalluarit për këtë karakteristikë. Reina është si huazim në Napoli nga Liverpooli dhe Barcelona, gjithmonë në rast të largimit të Valdesit, do ta tentojë atë ta rrëmbejë.