BRAZILI 2014

REUTERS
Për herë të tretë radhazi
19 November, 2013 @19:40
Kombëtarja e Ganës është mposhtur sonte nga Egjipti në ndeshjen e kthimit të Play-Offit afrikan për kualifikim në KB Brazili 2014.
Mirëpo, epërsia e krijuar nga ndeshja e parë e zhvilluar në Kinshasa ka qenë e pakapshme për ‘faraonët’ kështu që ganezët kanë siguruar biletën e tretë radhazi për Botëror.
Egjipti së paku ka mbrojtur nderin duke shënuar fitore minimale 2-1 me golat e shënuar nga ish sulmuesi i Wigan Athleticut Amr Zaki dhe Gedo. E mesfushori ofanziv i Schalkes, Kevin-Prince Boateng në fund ka caktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 2-1.
Egjipti kështu vazhdon të vuajë për Kampionat Botëror, pasi që nuk ka arritur kualifikimin në këtë garë që prej KB Italia 1990. Në ndërkohë edhe pse kanë fituar katër herë Kupën e Kombeve të Afrikës, ata assesi të arrijnë Botërorin.
Gana kishte fituar ndeshjen e parë në Kinshasa me rezultat të thellë 6-1 dhe tashmë kërkon që të arrijë më shumë sesa në KB Afrika e Jugut 2010, kur patën arritur në çerekfinale.
Kështu pas Nigerisë, Bregut të Fildishtë dhe Kamerunit, Gana bëhet kombëtarja e katërt afrikane që merr biletën për Brazil. Edhe për një biletë për vendet afrikane do të luftojnë sonte Algjeria dhe Burkina Faso.