Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY-OFF BRAZILI 2014

Kroacia apo Islanda?!

REUTERS

Kroacia apo Islanda?!


19 November, 2013 @11:01

Sulmuesi kroat, Ivica Olic, ka premtuar që Kroacia do të sulmojë që nga minuta e parë e ndeshjes së sontme ndaj Islandës për të siguruar biletën për në Brazil 2014. 

Islanda ka qenë më e mirë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Reykjavik, derisa Ólafur Skúlason u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë dhe prej atëherë kroatët filluan dominimin. 

“Ne treguam në Islandë që jemi më të mirë, por nuk arritëm të shënojmë. Sidoqoftë, do të jetë një tregim krejt tjetër në Zagreb sonte, e portieri i tyre do të mundohet shumë,” ka kërcënuar sulmuesi i Wolfsburgut, Olic, para ndeshjes. 

Pasi që Kroacia ka dështuar të shkojë në KB Afrika e Jugut 2010, tani të gjithë duhet të bëhen bashkë për një qëllim, mendon kapiteni i përfaqësueses, Darijo Srna. 

“Duhet të bëhemi bashkë, e gjithë Kroacia për fitore,” ka thënë Srna. 

Derisa Kroacia nuk ka probleme me lëndime, islandezët do të ndjejnë mungesën e Kolbeinn Sigthórssonit i cili u lëndua në ndeshjen e parë. Sulmuesi i Ajaxit ishte i zhgënjyer shumë kur morri përgjiigje negative nga mjekët lidhur me ndeshjen e sontme. 

Mirëpo përzgjedhësi i përfaqësueses islandeze, Lars Lagerbäck, nuk ka probleme për sulm. Ai e ka të gatshëm 100% edhe sulmuesin më të mirë të ligës holandeze aktualisht. Alfred Finnbogason është golashënuesi më i mirë i Heerenveenit dhe i Eredivisies holandeze. 

Për më tepër, Lagerbäck, mund të kërkojë edhe atomin e fundit të energjisë së veteranit me përvojë nga ekipet e mëdha, Eidur Gudjohnsen. E sa për shpresat islandeze sot ka folur ndihmësi i Lagerbäckut, Heimir Hallgrímsson. 

“Asnjëherë nuk kanë kaluar dy ndeshje pa shënuar gol kombëtarja jonë. Lojtarët janë të qetë, edhe pse ndeshja është e rëndësisë jetike, pasi që një gjë të tillë ne nuk e kemi shijuar kurrë.” 

Islanda do të kualifikohej në Brazil me çfarëdo barazimi me gola, pasi që ndeshja e parë përfundoi 0-0 në Reykjavik. E Kroacisë gjithsesi i duhet fitorja. 



SONTE:

20:15, Maksimir, Zagreb Kroacia-Islanda (0-0) Rezultati i ndeshjes së parë

PËRMBLEDHJA E LIGËS SË PARË

Dimër i qetë për Vëllaznimin

FFK Superliga

Dimër i qetë për Vëllaznimin

18/11/13 @ 23:09

ARMANDO SADIKU

Sadiku zyrtarisht në Zurich

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Sadiku zyrtarisht në Zurich

18/11/13 @ 20:41

ANCELOTTI

Nuk ka nevojë për transferime!

La Liga

Nuk ka nevojë për transferime!

18/11/13 @ 18:53

BRAZILI 2014

Edhe Kameruni në Brazil

International

Edhe Kameruni në Brazil

17/11/13 @ 18:49

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18


 
Të gjitha lajmet nga International