BRAZILI 2014

eurosport
Edhe Kameruni në Brazil
17 November, 2013 @18:49
Kameruni ka shkelur në ndeshjen e dytë të Play Offit për Kampionatin Botëror në Brazil Tunisin duke e mposhtur me rezultat 4-1.
Pierre Webo e Benjamin Moukandjo me nga një dhe Jean Makoun me dy gola tjerë i kanë dhënë fitoren ekipit të udhëhequr nga gjermani Volker Finke për të siguruar Brazilin 2014.
Ndeshja e parë në Tunis, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Kameruni, pas Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë, bëhet kombëtarja e tretë afrikane që do të shkojë në KB Brazili 2014.