CIRO BLAZEVIC

dodir
Islanda është ligë e dytë për Kroacinë
17 November, 2013 @13:41
Trajneri më i respektuar kroat, Ciro Blazevic, ka thënë fjalë të mirë për trajnerin e ri të përfaqësueses Niko Kovac, përkundër barazimit ndaj Islandës si mysafire në Reykjavik.
Blazevic 78 vjeç, i cili me Kroacinë ka arritur historinë duke e zënë vendin e tretë në KB Franca 1998, ka thënë se Kroacia patjetër duhet ta kalojë Islandën dhe për këtë nuk do të ketë kurrëfarë problemi pasi që Islanda është reprezentacion i ligës së dytë.
“Shikoni Islanda është ligë e dytë për Kroacinë. Niko nuk ka faj, ngase Federata ia hodhi pataten e nxehtë në duar vetëm një javë më parë në dorë. Çka mund të bëj një trajner për një javë me një kombëtare? Mjafton që Niko ua ktheu vetëbesimin dhe dëshirën lojtarëve,” ka thënë Ciroja, transmeton e përditshmja Jutarnji List sot.
Në anën tjetër, kreu i Federatës kroate të futbollit, Davor Suker, ka kërkuar nga publiku vendas që të vinë në numër sa më të madh në ndeshjen e së martes që luhet në Maksimir të Zagrebit, prej ku Kroacia pret të sigurojë Botërorin Brazili 2014.
Kroacia ka pasur njërën ndër kombëtaret më të dobëta në Play Off, Islandën. E islandezët kanë arritur që të krijojnë raste dhe vetëm fati u ka munguar për fitore në ndeshjen e parë, përkundër se gjysmë ore i bënë ballë kroatëve me 10 futbollistë në fushë.
Ndeshja e parë përfundoi 0-0 në Reykjavik, e në Maksimir të marten zgjidhet dilema se cila prej dyshes shkon në Brazil. Islanda ka qenë në Grupin E bashkë me Shqipërinë dhe e pat mposhtur në dy raste, edhe në Tiranë edhe në Reykjavik.