Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

ALARM! françez

REUTERS

ALARM! françez


17 November, 2013 @13:19

Franca është në krizë. Ndërsa, e përditshmja më e njohur françeze, L’Equipe, pas humbjes ndaj Ukrainës në ndeshjen e parë të barazhit 2-0 në Kiev, ka dalë me titull, “ALARM I KUQ”. 

“Ata na treguan se nuk e kanë nivelin e një përfaqësueseje për të luajtur në Brazil, sepse nuk ia arritën të dalin ballëlartë nga një ndeshje e tillë,” ka thënë Franck Leboeuf, që ka qenë qendërmbrojtësi i Francës në KB Franca 1998, kur u bë vendi i tij kampion botëror. 

“Ne u mposhtëm nga kundërshtari në çdo aspekt - në ritëm, në lojë me top, në dyluftime dhe në starte. është e tmerrshme. Sa më shumë i afroheshim fundit të ndeshjes, Ukraina aq më shumë dominonte,” kanë qenë fjalët e fituesit të KE 1984 me Francën, legjendës, Bernard Lacombe, transmeton L’Equipe. 

E Alain Giresse, anëtar i ‘katrorit magjik’ të njëhershëm të Francës, në kohën e Michel Platinisë, Jean Tiganasë dhe Jean Fernandezit, ka vënë në pyetje dëshirën e lojtarëve. 

“Franca nuk ka përmbushur kërkesat e një ndeshjeje të tillë. Ndoshta as dëshira nuk do të mund të kryente punë. Nivelin e intensitetit të një ndeshjeje të tillë duhet ta keni parasysh shumë më herët, duhet të jeni gati për një lojë të tillë,” ka thënë ai. 

Franca tani pret Ukrainën të martën në Paris për ndeshjen e kthimit të Play Offit. Avantazhi prej 2-0 i Ukrainës nga fitorja e së premtes në mbrëmje, do të thotë që Franca duhet të fitojë me rezultat 3-0 (ose cilido rezultat me tre diferencë) për të marrë biletën për Brazil. Në rastin më të lehtë, Franca duhet të arrijë rezultatin 2-0 dhe pastaj të kërkojë fatin në vazhdime. 


BRAZILI 2014

Drama i takoi Bregut të Fildishtë

International

Drama i takoi Bregut të Fildishtë

16/11/13 @ 22:28

AFRIKA

Nigeria në Brazil 2014

International

Nigeria në Brazil 2014

16/11/13 @ 20:41

SAMI KHEDIRA

Jashtë Botërorit

La Liga/International

Jashtë Botërorit

16/11/13 @ 19:08

AFRIM TOVËRLANI

Sulmi joefektiv

FFK Superliga

Sulmi joefektiv

16/11/13 @ 17:56

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

E FUNDIT

Luis Enrique te Paris St Germain

Champions League/Ligue 1/Transfere

Luis Enrique te Paris St Germain

05/07/23 @ 17:07

MBYLLET AVENTURA E GIRESSE ME KOSOVËN

6 ndeshje radhazi pa fitore, FFK shkarkon Alain Giressin

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Ligue 1/International/Transfere

6 ndeshje radhazi pa fitore, FFK shkarkon Alain Giressin

20/06/23 @ 15:11

DREJT KAMPIONIT TË ITALISË

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

Champions League/Serie A/Ligue 1/Transfere

Trajneri i PSG-së do të nënshkruan me Napolin

15/06/23 @ 14:20

EDONI SHKËLQEN

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille

Ligue 1

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille

02/04/23 @ 15:32

MEDIA TALK

Premier League me fuqi të frikshme, rrezikon ligat tjera

Premier League/Bundesliga/Serie A/Ligue 1/La Liga/International

Premier League me fuqi të frikshme, rrezikon ligat tjera

03/02/23 @ 00:52

MUGNON NË CHAMPIONS

Ndaj Bayernit, pa Mbappen

Champions League/Bundesliga/Ligue 1

Ndaj Bayernit, pa Mbappen

02/02/23 @ 16:31

THYEN REKORDIN E OLAYINKËS

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja

FSHF Kategoria Superiore/Ligue 1/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja

24/01/23 @ 14:02

PAS REKOMANDIMIT TË KOMISIONIT TË ETIKËS

Pas presionit, dorëhiqet Noël Le Graët

Kualifikimet për Evropian/Ligue 1/Transfere

Pas presionit, dorëhiqet Noël Le Graët

11/01/23 @ 18:22

I KËRKOHET DORËHEQJA

Kreut të Federatës së Francës i kërkohet dorëheqja pas komenteve ndaj Zidane-it

Kualifikimet për Evropian/Ligue 1/International

Kreut të Federatës së Francës i kërkohet dorëheqja pas komenteve ndaj Zidane-it

11/01/23 @ 00:23


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1