AFRIM TOVËRLANI

BOROZANI/Erdis Driza
Sulmi joefektiv
16 November, 2013 @17:56
Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, jo i kënaqur me dy pikë të humbura sot ndaj Dritës, ka thënë se maksimumi i Prishtinës është ky që është.
Ai në deklaratën e tij pas ndeshjes ka pasur kritika për sulmin e ekipit të cilët, sipas tij, kanë qenë të paqartë në fazën e përfundimit të akcioneve.
“E patëm më shumë zotërimin e topit, por sërish në fazën e sulmit nuk ishim aq të qartë. Drita morri një pikë me meritë. Ne u munduam të këndellemi nga humbja e pësuar në mesjavë, por ky ishte maksimumi që arritëm të bëjmë sot,” është shprehur Tovërlani pas ndeshjes sot.
Prishtina po luhatet në formë këtë stinor dhe në përkundër fitores ndaj Trepçës’89 kur mendohej se do të këndelleshin, ata u mposhtën në xhiron e kaluar nga Hysi në Merdare. Ndërsa në mesjavë u poshtëruan me eliminim nga Kupa e Kosovës, ku pësuan nga Vllaznia e Pozharanit pas ekzekutimit të penalltive.