PAMJE EKSKLUZIVE NGA PËRPARIM THAQI
Fitim Krusha duke festuar me bashkëlojtarët golin e fitores/ BOROZANI/D.S.
Hapet stadiumi me fitore
16 November, 2013 @16:41
“Përparim Thaqi” u ka hapur sot dyert publikut prizrenas. Stadiumi i shtruar me bar sintetik i ka bërë konak ekipit të vetë pas muajsh të tërë mysafirllëku në vende tjera, e Liria si vendase tamam, ka pritur Istogun që lufton për ngjitje në vend të parë.
Por shtroja e re ka ndikuar pozitivisht te vendasit në Prizren të cilët ishin të motivuar për fitore dhe para publikut vendas që kishte ardhur në numër të madh, nxënësit e Erdogan Celinës arritën fitore të madhe ndaj istogasve 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Fitim Krusha, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari i takimit në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë fitore, Liria është ngritur në pozitën e tetë të Ligës së Parë me 22 pikë të tubuara, derisa Istogu është ndalë në vendin e dytë, e Vëllaznimi (33) që sot mund të festojë përfundimin e stinorin vjeshtor si lider i Ligës së Parë, pasi që ka një pikë më tepër dhe një ndeshje më pak sesa Istogu (32).