KOMBËTARJA

E thatë
15 November, 2013 @19:46
Në një ndeshje pa shumë emocione dhe me shumë zëvendësime Shqipëria barazoi ndaj Bellorusisë në miqësoren e zhvilluar në Antalya sot pasdite.
Si duket Gianni De Biasi deshi që në lojën e fundit për këtë vit të taktizojë dhe të provojë shumëçka brenda 90 minutave shterpe, andaj përveç Etrit Berishës, që me ndalje të mrekullueshme, në mes tyre edhe një penallti - nuk kishte diçka më shumë për të veçuar nga ndeshja.
Emir Lenjani debutoi për kombëtaren, derisa është mirëpritur edhe rikthimi i Alban Mehës pas lëndimit të gjatë.
SHQIPËRIA, Sonte:
SHQIPERIA: E.Berisha (Shehi 60′), A.Lila, Cana, Lenjani (Hysja 81′), Arapi, Gashi (Cani 53′), M.Basha, S.Lilaj, Rama (Balaj 71′), Meha (Roshi 65′), Sadiku (Memushaj 71′). Burimi: http://www.panorama-sport.com |