Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLON D'OR

Jam më i miri

REUTERS

Jam më i miri


15 November, 2013 @13:22

Futbollisti më i mirë i Europës, Franck Ribery, është i bindur se do të zgjidhet edhe më i miri sipas FIFA-së dhe France Footballit, që së bashkë japin çmimin prestigjioz, Topi i Artë. 

Ribery mendon se këtë vit ka qenë më i mirë se konkurrenca e tij e drejtëpërdrejtë, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Andrea Pirlo. 

“Gruaja ime është gati për festë. Provoj të mos mendojë për këtë, por ajo mendon shumë për këtë natë dhe thjeshtë besoj se me atë që kam treguar në fushë këtë vit jam favorit për këtë çmim,” ka thënë Ribery për L’Equipe sot. 

“Para këtij viti kam qenë shumë i mirë. Tash jam më i miri,” ka shtuar më tej mesfushori i Bayernit, Ribery. 

Ribery ka qenë lojtari më i dalluar në luftën trefrontëshe të Bayernit në stinorin e kaluar, ku Bayern triumfoi në Ligë të Kampionëve, Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë. Bayern më vonë fitoi edhe Superkupën europiane. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga