VËLLAZNIMI

BOROZANI/D.S.
Fitoret po, rrogat jo
12 November, 2013 @13:20
Mesfushori i Vëllaznimit, Alban Dylazeka, ka shprehur pakënaqësinë e tij me drejtuesit e klubit pasi që këta të fundit nuk mund t’ua sigurojnë as rrogat bazë të lojtarëve përkundër suksesit të treguar.
Ai ka krahasuar Vëllaznimin me Real Madridin dhe ka parashikuar se ç‘do të mund të ndodhte në një rast të tillë.
“Paramendoni me i pas Real Madridi nëntë fitore në nëntë ndeshje. Klubi nuk i kishte pyetur çfarë premie doni, por ua kishte dërgu makinat e prodhimit 2014 para stadiumit. E neve, futbollistëve të Vëllaznimit, nuk janë as në gjendje të na e sigurojnë rrogën bazë, është gjynah për këta lojtarë që po e japin atomin e fundit të energjisë vetëm e vetëm që Vëllaznimit t’i kthehet nami, aty ku e ka vendin, drejt Superligës,” ka shkruar ai në llogarinë e tij të Facebookut.
Vëllaznimi ka pasur një super seri pozitive në Ligën e Parë të Kosovës dhe ka arritur që të dalë në vendin e parë të tabelës, duke regjistruar nëntë fitore me radhë. Vëllaznimi është në vendin e parë të Ligës së Parë dhe me hapa të mëdha ka marrë drejtimin drejt Superligës së Kosovës në futboll, derisa po ndiqet nga Istogu, që gjindet në vendin e dytë.