CESC FABREGAS

REUTERS
I lënduari i radhës
11 November, 2013 @21:46
Cesc Fabregas do të jetë lojtari i radhës që do t’i mungojë Spanjës në ndeshjet miqësore ndaj Guinesë Ekuatoriale dhe Afrikës Jugore.
Mesfushori 26 vjeçar i Barcelonës pësoi një ‘jorehati’ në gjurin e djathtë të tij gjatë ndeshjes me Real Betisin mbrëmë, edhe pse arriti të shënojë dy gola në ndeshje.
Pasi që u kontrolluar dhe morri rezultatet e testit nga ekipi mjekësor i Barcelonës, Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që Fabregas të mos thirret për ndeshjet miqësore dhe në vend të tij të merret Marc Bartra - i cili do të mund të debutojë për kombëtaren kampione të Botës dhe Europës.
Fabregas ka 86 paraqitja me kombëtaren, derisa ka debutuar si tinejxher në vitin 2006. Pas Lionel Messit, ai është lojtari i dytë i Barcelonës që ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Betisit në Villamarin të Sevillës. Ende nuk është bërë e ditur se sa ditë duhet të qëndrojë Fabregas jashtë fushave.