XAVI HERNANDEZ

REUTERS
Neymar është spektakular
11 November, 2013 @16:03
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, e ka quajtur bashkëlojtarin e tij të sulmit Neymar, si spektakular, pas fillimit të mbarë në Camp Nou.
Transferi gati 60 milionë eurosh, Neymar, ka nisur mirë në Camp Nou me Barcelonën stinorin dhe është përshtatur aq shpejtë sa që trajneri Gerardo Martino e ka blinduar në 11-shen e parë të ekipit.
“Nuk është mrekulli që ai ka impresionuar. Ne kemi parë spektakularitetin e tij për të bërë dallimin në ndeshje. Ai shumëherë ka qenë vendimtar në ndeshje, si me gola, me driblime, ashtu edhe me pasime e nivelin e lartë të profesionalitetit të demonstruar,” ka thënë Xavi për të përditshmen spanjolle Sport, shkruan kjo gazetë sot.
Braziliani i ri Neymar, pritet të bart barrën kryesore në sulmin katalonas në muajt e ardhshëm pasi që Lionel Messi është lënduar mbrëmë dhe do të mungojë për 2 muajt e ardhshëm në formacionin katalonas.