MPOSHTIN BETISIN

REUTERS
Fitorja dhe humbja e Barcelonës
10 November, 2013 @23:36
Barcelona sot ka përjetuar edhe gëzim edhe dëshpërim. Në njërën anë fitorja ndaj Real Betisit si mysafir, sa e rëndësishme si rezultat, aq e rëndësishme edhe si trepikësh për largim nga Atletico Madridi ndjekës.
Por në anën tjetër, ata kanë humbur yllin e tyre, Lionel Messi. Ai është dashur ta lëshojë fushën në minutën e 22-të të takimit për shkak të lëndimit në muskul dhe tashmë pritet të kuptohet se sa do të mungojë.
Sidoqoftë, Neymar e Pedro Rodriguez me gola të shpejta si dhe Cesc Fabregas me dy të tjerë në pjesë të dytë i dhanë fitoren e thellë Barcelonës në Sevillë 1-4, derisa golin e vetëm për vendasit e shënoi krejt në fund Jorge Molina.
Tash Barcelona ka ngritur epërsinë në krye ndaj Atletico Madridit që barazoi sot, në tre pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.