LLAMKOS KOSOVA

Vushtrriasit fitojnë në fund
10 November, 2013 @16:31
Llamkos Kosova ka arritur të vazhdojë lidershipin në tabelë të klasifikimit me fitoren e sotme të shënuar ndaj Besës në Vushtrri.
Labinot Osmani me golin e tij të shënuar në minutën e fundit të takimit i ka sjellë fitoren aq shumë të kërkuar ekipit të Ismet Munishit.
Leart Emini kishte çuar në epërsi të kaltërit vushtrrias, para se të barazonte Egzon Gashi dhjetë minuta para përfundimit të takimit. Besa 25 minutat e fundit të takimit i ka luajtur me një lojtar më pak në fushë, pasi që Shpëtim Zhara u ndëshkua me karton të kuq.
Hysi në njërën nga ndeshjet më interesante të sotshme ka arritur të mposht Prishtinën në Merdarë. Yll Prekopuca dhe Përparim Osmani kanë shënuar për llapjanët të cilët vazhdojnë me lojëra të mira në kampionat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
REZULTATET DHE GOLAT, Superliga e Kosovës
Hysi-Prishtina | 2-0 | Yll Prekopuca 5', Përparim Osmani 85' | |
Drita-Ferronikeli | 2-1 | Betim Syla 21', Xhevdet Shabani 62' - Emir Rama 52' | |
Trepça-FushëKosova | 3-0 | Veton Shabani 21', Blerand Kurtishaj 33', 73' | |
Hajvalia-Ferizaj | 1-2 | Dardan Jashari AG 24' - Samir Sahiti 12', Astrit Fazliu 44' |