DERBI I TAKON MANCHESTERIT

REUTERS
Dallimi quhet Van Persie
10 November, 2013 @19:13
Një gol i vetëm nga Robin Van Persie ia ka shkaktuar humbjen e dytë Arsenalit në Premier League. Ish lojtari i ‘topçinjëve’ Van Persie është gjendur më së miri pas një goditjeje nga këndi dhe ka shënuar me kokë për epërsinë e ‘djajve të kuq’ në ndeshje.
Ndeshja ka qenë mjaft dinamike në përgjithësi, por asnjëra nuk ka pasur ndonjë rast të madh për të shënuar, përveç kur Rooney në pjesën e dytë ka dështuar të shënojë me të majtën e tij, kur topi ka kaluar shumë afër shtyllës së portierit të Arsenalit, Wojciech Szczesny.
Me këtë fitore Manchester ka ndalur serinë pozitive të Arsenalit në Premier League, që nuk ka ditur për humbje që nga xhiroja e parë. Ekipi i David Moyes ka kaluar tani në vend të pestë të tabelës, derisa Arsenal mbetet i pari, por me vetëm dy pikë dallim nga ndjekësi Liverpool.
Rezultatet dhe tabela aktuale.