DERBI TURK

REUTERS
Feneri fiton për trajnerin Yanal
10 November, 2013 @20:29
Xhiroja e XI e Superligës së Turqisë i bëri konak derbit të madh turk ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasarayit. Fitues doli Fenerbahçe, që ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë si vendase në Sükrü Saraçoglu për 14 vite me radhë.
Fenerbahçe ishte më e mirë se kampioni aktual Galatasaray gjatë ndeshjes dhe këtë e vërtetoi me golat e shënuar nga Emre Belezoglu, i cili shënoi nga penalltia e pastaj edhe braziliani Cristian Baroni që ngriti epërsinë në 2-0.
Galatasaray përkundër se tentoi të bënte diç më shumë, këtë nuk e arriti assesi e për më tepër edhe Felipe Melo pa penalltinë e tij të mbrojtur nga portieri i kombëtares turke Volkan Demirel në fund të takimit.
Fenerbahçe tash ka ngritur epërsinë në krye të tabelës për nëntë pikë, që do të thotë shumë në garë për titull, derisa futbollistët fitoren ia kanë dedikuar trajnerit të tyre, Ersun Yanal, i cili ditë më parë nuk kaloi testin e zemrës pas anzhios dhe iu desht që të fus stend në damarë.