LEO MESSI

REUTERS
Gjeniu i shekullit XXI
14 November, 2013 @15:28
Jorge Valdano, ish drejtori i Real Madridit, ka thënë se sulmuesi i Barcelonës dhe bashkëkombasi i tij argjentinas, Lionel Messi, është gjeniu i parë i shekullit XXI.
Argjentinasi 26 vjeçar që është duke vuajtur një lëndim muskulor, ka qenë subjekt i kritikave ngase nuk ka qenë në formën më të mirë të tij në La Liga, mirëpo, Valdano insiston se Messi është historia e këtij sporti.
“Ai është i lindur të luaj futboll. Vështirë se del ndonjë futbollist si ai. Ai është gjeniu i parë i shekullit XXI. Ai ka saktësi, shpejtësi. Ai shënon shumë gola, ndërsa ka treguar se është strategjist i vërtetë kur luan më thellë në mesfushë,” kanë qenë fjalët e Valdanos transmeton Goal.
Sa i përket mundësisë që Messi ta fitojë Topin e Artë, Valdano ka shtuar.
“Ai ka kufinjë sikurse çdo qenie njerëzore. Nëse e shtyn trupin në kufinjtë e vetë, ai do të protestojë në një moment dhe do të thotë mjaft. Ai duhet të pushojë. E njerëzit flasin vetëm për aktualen në futboll, ata harrojnë se çka i ka dhënë Messi botës në këto vite. Njerëzit po flasin për pensionimin e tij, derisa unë mendoj se ai është në kulminacion të karrierës,” ka shtuar Valdano sa i përket bashkëkombasit të tij.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery janë në garë për të fituar Topin e Artë, derisa Messi ka gjasa që të fitojë këtë për të pestën herë me radhë, që është një rast i paparë në botën e futbollit deri më sot.
Ai ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje me Barcelonën deri më tani në stinorin 2013/14.