PA GOLA

BOROZANI/Erdis Driza
Drita me Morinën luan ndryshe
16 November, 2013 @15:52
Prishtina e Afrim Tovërlanit është ndalur përsëri. Atyre sot u ka dalë një Dritë vetëmohuese përballë, e cila ka arritur t’i ndalë në barazim pa gola.
Në fakt ndeshja është dominuar nga Prishtina, por Drita ka qenë tepër e mirë në kundërzbritjet e shpejta, përkundër se nuk kanë shënuar. Në fakt, Drita shënoi, por u anulua nga referi si pozitë jashtë loje goli i Leotrim Pajazitit në minutën e 60-të.
Prishtina dhe Drita tash me nga një pikë të fituar nuk kanë ndërruar shumë nga pozitat e mëparshme, por duhet të presin ndeshjet e nesërme për të parë se ku do të përfundojnë në fund të kësaj xhiroje. Drita ende nuk ka pësuar humbje nën drejtimin e Arbnor Morinës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.