Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBNOR MORINA

Ngritja e Dritës

Ngritja e Dritës


16 November, 2013 @17:40

Trajneri i ri i Dritës, Arbnor Morina, është shprehutr i kënaqur me lojën e sotme të treguar të nxënësve të tij ndaj Prishtinës si mysafir. 

Drita ka arritur që të nxjerrë barazim në njërën ndër ndeshjet më interesante të xhiros së XVI të Superligës së Kosovës. 

“Edhepse para ndeshjes thashë që kishim mungesa, ne arritëm që t’i kundërvihemi kampiones me lojtarët që kisha në dispozicion. Këta djemë gjatë këtyre tri javëve sa kemi punuar bashkë, kanë treguar se dinë të luajnë dhe të angazhohen. Barazimi është një shtytje e madhe për skuadrën time. Ndoshta kemi mundur t’i shfrytëzojmë më mirë kundërsulmet, por duhet të pranojmë se kemi mundur të ndëshkohemi edhe nga ndërprerjet,” ka thënë Morina pas ndeshjes. 

Drita arriti të shënojë gol në minutën e 60-të, por kjo u anulua me pretekst të pozitës jashtë loje të Leotrim Pajazitit. 

Që prej ardhjes së Arbnor Morinës në krye të Dritës, gjilanasit kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim, derisa janë ngritur në klasifikim. 

Morina, është trajneri i tretë i Dritës këtë stinor. Musa Selimi ia nisi me Dritën stinorin 2013/14, për t’u zëvendësuar më pas nga Milazim Zuzaku. 

Morina në fillim të stinorit ishte trajner i Ferronikelit, ku pas mossuksesit u largua pas xhiros së nëntë. Ai morri detyrën e trajnerit të Dritës pas xhiros së XIII të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga