Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAMI KHEDIRA

Jashtë Botërorit

REUTERS

Jashtë Botërorit


16 November, 2013 @19:08

Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira, u zëvendësua në pjesën e dytë të miqësores së mbrëmshme ndaj Italisë në Milano. 

 

Ai ishte lënduar dhe fytyra e tij tregonte se ishte diçka serioze. E ky seriozitet i lëndimit të tij u vërtetua sot pas deklaratave të mjekut të përfaqësueses së ‘pancerëve’. 

 

“Samiu duhet të operohet. Atij i duhen edhe gjashtë muaj terapi pas operimit për tu kthyer në fushë. Shpresojmë që ai të jetë gati për Kampionat Botëor,” ka thënë mjeku i kombëtares gjermave, Hans Wilhelm Muller Wohlfarth. 

 

Tash Khedira, i cili është edhe futbollist i formacionit bazë të Real Madridit, do të luftojë me kohën për të arritur shërimin e tij të plotë ashtu që të mund të shpresojë në Brazil. 

 

Gjermania barazoi dje me Italinë në Milano 1-1, ndërsa të martën luan ndaj Anglisë si mysafire, në miqësoren e radhës. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga