PLAY OFF

REUTERS
Islandezët përqeshin Modricin
17 November, 2013 @14:21
Të premten para ndeshjes me Kroacinë, disa tifozë islandez kanë shkruar në profilin e policisë së këtij vendi në Facebook këtë mesazh.
“Kemi marrë informata se një person i dyshimtë dhe i rrezikshëm do të vijë në vendin tonë. Posa të arrijë në terminal, ju lutemi ta ndalni. Personi i dyshimtë quhet Luka Modric,” ka qenë teksti në llogarinë e Facebookut të policisë islandeze.
Mirëpo, pas barazimit të nxjerrur me Kroacinë, islandezëve nuk i është dashur edhe shumë për të krijuar shakanë e re në llogari të lojtarit më të njohur të përfaqësueses kroate, Modric.
“Të nderuara autoritete, dëshirojmë t’ju kërkojmë falje për akuzën e dërguar më parë ndaj Luka Modricit. Në fakt ai është aq i pa rrezikshëm sa që në ndeshje ka marrë edhe shokun e tij refer, Alberto Undiano,” ka qenë postimi i radhës i tifozërisë islandeze te profili i policisë së Reykjavikut në Facebook.
Kroacia është ekip shumë i fuqishëm në emra sesa Islanda dhe të gjithë kanë pritur fitore të lehtë kroate në këtë ndeshje, por ekipi i ishullit ka arritur të mos pësojë përkundër se prej minutës së 50 të takimit ka luajtur me një lojtar më pak në fushë. Islanda asnjëherë nuk ka qenë më afër Kampionatit Botëror.
Ndeshja e kthimit luhet në Zagreb dhe fituesi do të merr biletën për Brazil 2014.