E DIELA NË SUPERLIGË

Ferizaji vazhdon të synojë kreun
17 November, 2013 @16:26
Skuadra e Bylbyl Sokolit, Ferizaji, ka arritur që të mposht Trepçën e Mitrovicës me rezultat 2-0 në fund.
Kanë qenë futbollistët në formë të ferizajasve që kanë shënuar sot për të kaltërit. Qëndrim Dautaj i ka dhënë epërsinë fillestare me golin e tij të shënuar në minutën e 17-të të takimit, derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes sulmuesi më në formë në ligë, Astrit Fazliu.
Fazliu shënoi golin e tij në minutën e 73-të takimit për t’i dhënë goditjen përfundimtare Trepçës së ngujuar në katërshen e fundit të tabelës.
Me këtë fitore, Ferizaji ka kaluar në pozitën e dytë të tabelës me pikë të barabarta me Hysin, që u mposht sot keq në Riza Lushta të Mitrovicës nga Trepça’89 me rezultat të thellë 5-1.
Drenica vazhdoi serinë e saj pa humbje duke barazuar me Besën në Pejë 2-2. Kjo është ndeshja e 11-të me radhë e kuqezinjëve pa humbje, të cilët kanë shënuar 5 fitore dhe 6 barazime në këto 11 xhiro të fundit.
Edhe Ferronikeli i është kthyer fitores sot. Ata pas nëntë xhirosh pa fitore, kanë regjistruar fitoren e parë në Superligë duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat minimal 1-0.
Rezultatet komplete të xhiros XV, Tabela Aktuale dhe ndeshjet e radhës.