Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALJA NGA IZOLIMI

Gjibraltari me rezultat historik

uefa.com

Gjibraltari me rezultat historik


20 November, 2013 @13:22

Kolonia britanike në fund të Spanjës dhe vetëm 5 kilometra larg kontinentit afrikan, Gjibraltari, mbrëmë ka zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare pas pranimit në UEFA e FIFA. 

Rezultati i parë i tyre në një ndeshje të pranuar nga FIFA ka qenë barazimi 0-0 me Sllovakinë. Ata kanë luajtur si vendas në Algavre të Portugalisë, pasi që stadiumi i vetëm i qytetit shtet nuk i përmbush kriteret për ndeshje ndërkombëtare dhe po rinovohet. 

Futbollistët nga Twitter e Facebook

 

Barazimi i mbrëmshëm bëhet edhe më i vlefshëm për këtë skuadër kur kihet parasysh se ata kanë rekrutuar lojtarë nga rrjetet sociale si Twitter e Facebook, prej së cilave kanë rënë në kontakt edhe me ish qendërmbrojtësin e Stoke Cityt, Danny Higginbotham, që është nip i përzgjedhësit të kësaj përfaqësueseje të re europiane, Allen Bulla. 

Higginbotham, ka fituar të drejtën të luaj për këtë vend pasi që gjyshja e tij ka prejardhjen nga kjo koloni. E Higginbotham ka debutuar në kombëtare në moshën e tij 34 vjeçare. 

Ëndrra u realizua

 

Qindra tifozë, përfshirë edhe kryeministrin e këtij vendi, Fabian Picardo, kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e cila në fund u bë festë për ata. Stadiumi i Algavres që ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve, në përgjithësi ka qenë i zbrazët, por kjo ka pasur pak rëndësi për futbollistët e entuziazmuar të këtij vendi. 

“Ky është rezultat për tu krenuar, ndërsa lojtarët kanë dhënë më shumë se 100% nga vetja. Ka qenë ëndërr e jona për të luaj ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të pranuar nga organet e larta të futbollit, ndërsa ëndrra tjetër u realizua duke nxjerrë rezultat tepër të mirë,” ka thënë përzgjedhësi Allen Bula pas ndeshjes. 

Sllovakia ka qenë pjesëmarrëse e Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010 dhe kjo e bën rëndësinë edhe më të madhe të barazimit të Gjibraltarit me ata. Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kanë pasur raste për të shënuar, por asnjëra nuk e ka arritur këtë. 

Pranimi nga FIFA dhe historia

 

Federata e Futbollit të Gjibraltarit është themeluar në vitin 1895 dhe ka aplikuar për pranim në FIFA në vitin 1997 me mbështetje të Anglisë. FIFA rastin e procedoi te UEFA, e cila së fundi e pranoi këtë vend në rrjetin e saj. 

Gjibraltari ka kundërthënie të mëdha me Spanjën si territor, që nuk e pranon ekzistimin si shtet të këtij vendi. Forcat anglo-holandeze kishin pushtuar këtë territor nga Spanja në vitin 1704, ndërsa vendi iu dha Britanisë me marrëveshjen e Utrechtit në vitin 1713. 

Spanja vazhdon me probleme

 

Të martën e kaluar Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë kishte thirrë ambasadorin e Spanjës lidhur me lëshimin e shumë anijeve kërkimore spanjolle në ujërat e Gjibraltarit. Anijet kërkimore të Spanjës kanë qenë si kundërpërgjigje për Gjibraltarin që kishte ndërtuar goma artificiale si kufinj në detin Mesdhe. E Spanja ka thënë se ata janë dashur të përforcojnë sigurinë, pasi që peshktarët e saj janë në rrezik nga këto ‘mure’ detare.

Në pritje të shortit

 

Sidoqoftë, Gjibraltari tashmë i pranuar në UEFA, me padurim pret të futet në shortin e radhës për Kampionatin Europian Franca 2016, ku do të garojë për herë të parë me mundësi kualifikimi në një garë të madhe me kombëtare. 


HAT-TRICK + REKORD

Cristiano Ronaldo, njeri i detyrës

International

Cristiano Ronaldo, njeri i detyrës

20/11/13 @ 10:32

NIKO KOVAC

Kroacia me frymë gjermane

International

Kroacia me frymë gjermane

20/11/13 @ 09:08

ROSSONERI

Shevchenko, trajner i Milanit!

Serie A

Shevchenko, trajner i Milanit!

19/11/13 @ 20:10

PORTIERI

Reina i Barcelonës!

Champions League/La Liga

Reina i Barcelonës!

19/11/13 @ 19:56

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18


 
Të gjitha lajmet nga International