REZULTATET LIVE

Flashscore/Screenshot
Kosova në Flashscore
21 November, 2013 @19:50
Web faqja ndërkombëtare e njohur Flashscore së fundi ka vënë edhe Superligën e Kosovës në tabelën e rezultateve të drejtëpërdrejta të saj.
Edhepse ende nuk dihet nëse rezultatet e ligës elite kosovare do të paraqiten drejtpërdrejtë, me rëndësi është që Kosova si shtet dhe liga e saj elite bashkë me flamurin e shtetit është listuar krahas të gjitha shteteve tjera me ligat e futbollit.
Kështu tashmë adhuruesit ndërkombëtar të basteve dhe rezultateve e statistikave, do të mund të përcjellin edhe ndodhitë në futbollin kosovar.
Ditë më parë Superliga e Kosovës është futur edhe në web faqen tjetër të rezultateve sportive, xscores.com.