FRANZ BECKENBAUER

REUTERS
Lewandowski më i mirë se Mandzukic
21 November, 2013 @14:14
Legjenda e Bayernit dhe e Gjermanisë, Franz Beckenbauer, mendon se sulmuesi i tashëm i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski, do të ishte më i përshtatshëm për sulmin e gjigantit bavarez sesa Mario Mandzukic.
“Pa marrë parasysh se sa është i mirë Mandzukic, Lewandowski do të ishte përforcim i madh për sulmin e ekipit tonë. Ai është më i mirë sesa Mandzukic në lojë me top dhe në lëvizje pa top. Do të ishte shumë mirë që ai të luajë stinorin tjetër për Bayernin,” ka thënë Beckenbauer për Sport Bild sot.
Sulmuesi polak Lewandowski akutalisht është golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 9 gola të shënuara nga 12 ndeshje, derisa Mandzukic vjen menjëherë pas tij me 8 gola nga po aq ndeshje.
Rikujtojmë se Lewandowski në fund të stinorit do të mbetet si lojtar i lirë, pasi që i përfundon kontrata me Borussia Dortmundin dhe Bayern do ta mund ta merr atë pa dëmshpërblim.