BLAUGRANA

REUTERS
Barcelona pushtohet nga lëndimet
20 November, 2013 @23:21
Barcelona ka pësuar edhe një goditje. Portieri i parë i tyre, Victor Valdes, do të mungojë deri në fund të stinorit pas lëndimit që e pësoi në miqësoren ndaj Afrikës Jugore mbrëmë.
“Lëndimet asnjëherë nuk vinë në kohë të duhur. Edhepse është jo e zakonshme që portieri të lëndohet, na ndodhi edhe kjo dhe duhet të pajtohemi me fatin,” ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizarreta për Radio Marcan sot.
Victor Valdes nuk dëshironte që të vazhdonte kontratën e tij me Barcelonën duke kërkuar aventurë tjetër pas përfundimit të këtij stinori, derisa katalonasit planifikonin që ta zëvendësonin atë nëse deri në janar nuk ndërron mendje.
Ky është lëndimi i radhës për ekipin ‘blaugrana’ pas lëndimeve të Xavi Hernadez, Cesc Fabregas, Gerard Pique dhe Jordi Alba. Gjithashtu edhe Lionel Messi është i lënduar, derisa Dani Alves dhe Javier Mascherano - dyshohen se kanë pësuar lëndime të lehta pas miqësoreve me kombëtaret e tyre.