CR7

REUTERS
Mbreti mbetet mbret
22 November, 2013 @15:50
Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë sinjalet e para për dashurinë e përjetshme me Real Madridin.
Përkundër spekulimeve gjatë verës se do të mund të kthehet një ditë në Manchester United, ai i ka vënë kapak këtyre fjalimeve duke thënë se dëshiron të përfundojë karrierën në Madrid.
“Mendoj që të përfundoj karrierën në Real. Më pëlqen jeta këtu, luaj për ekipin më të mirë në botë dhe nuk mund të kërkoj më shumë. Kur jeni të kënaqur me gjithçka nuk keni çka të mendoni më shumë për të ardhmen, ajo dihet. Njerëzit më duan këtu dhe unë dua të qëndrojë këtu edhe shumë vite tjera,” ka thënë Cristiano Ronaldo, transmetojnë mediat spanjolle.
Cristiano Ronaldo këto ditë është duke u përfolur shumë para shpalljes së rezultateve nga FIFA për fituesin e Topit të Artë, derisa ai shkëlqeu edhe me kombëtaren portugeze në barazh të kualifikimeve për KB Brazili 2014.
Cristiano Ronaldo kaloi në vitin 2009 nga Manchester United në Real Madrid. Ai deri më tani ka zhvilluar 216 ndeshje me madrilenët dhe ka shënuar 225 gola me klubin e tij.