Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DAVOR SUKER PËR AVAZ SPORT

Miqësorja gati, pritet leja

BOROZANI/I.D.

Miqësorja gati, pritet leja


22 November, 2013 @13:18

Davor Suker ka arsye të jetë i lumtur. Në debutim të tij si kryetar i Federatës kroate të futbollit, ka arritur që të plasojë kombëtaren në Kampionat Botëror, Brazili 2014. 

Nuk ka qenë i lumtur natyrisht që ta largojë Igor Stimacin nga detyra e përzgjedhësit. Mirëpo, ai i besoi Niko Kovacit dhe qëlloi. 

Pas kualifikimit në Brazil, gazetari i të përditshmes sportive boshnjake, u takua me kreun e Federatës kroate në hotel. Suker dukej në disponim, por nuk dëshironte të ipte asnjë deklaratë, e aq më pak të bënte intervistë. 

“Kuptomëni, nuk jap deklarata. Herën tjetër,” i tha në fillim Suker gazetarit boshnjak. 

Mirëpo, gazetari boshnjak i Sportit, në dorë mbante një kopje të shtypur të gazetës ku punonte dhe në ballinën e saj ishte fotografia e Fuad Muzurovicit (ish trajnerit të Bosnjës dhe Hercegovinës) me Fadil Vokrrin, kryetarin e Federatës së futbollit tonë. 

Me ta parë fotografinë Suker buzëqeshi dhe ia nisi të flasë. 

“Do të luajmë në Prishtinë me Kosovën. Vetëm le të marrin dritën e gjelbër nga FIFA,” i tha Suker Sportit. 

Kreu i Federatës kroate kishte konfirmuar dëshirën e homologut të tij kosovar, i cili e kishte porositur gazetën boshnjake për një mundësi të tillë. 

“Ndeshja e parë e reprezentacionit të Kosovës do të jetë kundër Kroacisë. Vetëm të marrin lejen. Shpresoj që ajo të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur,” kishte thënë Vokrri më parë për Sportin.  

Kosova është duke pritur vendimin e FIFA-së dhe UEFA-së për leje që të luajë së paku ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll, pasi që ende nuk është pranuar me të drejta të plota në instancat më të larta të futbollit botëror dhe europian.



INFO:

Artikullit i kontribuoi korrespondenti ynë nga Sarajeva: Ilirian Dishallari

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga