SKENDERAJ

BOROZANI/Arkiv
Drenica dimëron e katërta
23 November, 2013 @15:14
Granit Arifaj është treguar vendimtar sot në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Fushë Kosovës në Bajram Aliu të Skenderajt.
Arifaj pas një tollovie në zonë në minutën e fundit të takimit ka shënuar golin e dytë të ekipit të tij dhe të fitores, 2-1.
Drenica tash me këtë fitore do të dimërojë në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, pasi që kjo ishte xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor.
Drenica ka kapur një seri prej 12 ndeshjesh pa humbje, ku ka regjistruar 6 fitore dhe 6 barazime që nga ardhja e Afrim Jasharit në krye të ekipit nga Skenderaj.
Fushë Kosova ka qenë e para që doli në epërsi në ndeshje me anë të golit të Alban Shillovës, por shpejtë kishte barazuar Dukagjin Gashi për të përmbyllur pjesën e parë 1-1.
Humbja e sotme ka qenë e nënta për Fushë Kosovën e cila do të ketë një dimët të ftohtë në fund të tabelës dhe duhet të përgatitet mirë para pranverës nëse dëshiron të mbetet anëtare e elitës së Kosovës në futboll edhe në stinorin e ardhshëm.
Rezultatet, tabela aktuale dhe ndeshjet e mbetura.