KISHNICË

BOROZANI/Erdis Driza
Fitore e lehtë
23 November, 2013 @15:40
Kampionja aktuale e Kosovës, Prishtina ka kaluar pa ndonjë problem pengesën e quajtur Hajvalia sot në Kishnicë.
Ekipi i Afrim Tovërlanit ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë për t’i ftohur vendasit e entuziazmuar, ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 80-të me anë të Liridon Latifit kanë shënuar për 0-3.
Hajvalia në fund ka arritur vetëm të shënojë golin e nderit me anë të njërit ndër sulmuesit më të dalluar të stinorit të kaluar në të dy ligat, Fillim Guraziu. Guraziu ka shënuar golin e nderit për Hajvalinë në minutën e fundit të takimit, duke qenë i saktë përkundër se Kushtrim Mushica i Prishtinës, qëlloi këndin.
Prishtina me këtë fitore, të tetën, do të kalojë pushimet dimërore në vendin e pestë të tabelës, pas Llamkosit, Hysit, Ferizajit dhe Drenicës.
Në anën tjetër Hajvalia ka regjistruar humbjen e dhjetë dhe është bërë ekipi me më së shumti humbje në kampionat, duke dimëruar në zonën e rrezikshme.
Rezultatet, tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.