WESTFALEN

Foot Planet
Bayern turpëron Dortmundin
23 November, 2013 @21:01
Mario Gotze me golin e tij në pjesë të dytë ka dhënë sinjalet e rënies së Borussia Dortmundit në Westfalen.
Bayern Munchen ka treguar fuqinë e madhe ndaj rivalit të përbetuar si mysafir duke shënuar fitore me rezultat 3-0 në fund.
Arjen Robben dhe Thomas Muller i kanë dhënë goditjen e fundit ekipit të Jurgen Kloppit për të marrë epërsinë edhe më të madhe në krye të tabelës.
Ndërrimi i Mario Mandzukicit me Mario Gotzen nga Josep Guardiola në pjesë të dytë është treguar esencial në fitoren e bavarezëve, derisa pas golit të pësuar Dortmund nuk ka konkretizuar tre raste ideale para portës bavareze, prej të cilave dy janë mbrojtur maestralisht nga Manuel Neuer.
Rezultatet dhe tabela aktuale.