JUVENTUS 3-2 PORTO

Foto: uefa.com
1 lojtar më pak dhe luftë mahnitëse, Porto eliminon Juventusin favorit
9 March, 2021 @23:39
Me një lojtar më pak që prej minutës së 58 të ndeshjes, Porto përmes një lufte mahnitëse në fushë, me organizim të jashtëzakonshëm, ka arritur që pas vazhdimeve të eliminojë Juventusin nga Liga e Kampionëve dhe të sigurojë befasisht çerekfinalen e garës.
Ndeshja e parë në Portugali kishte përfunduar 2-1 në të mirë të portugezëve. Sonte, Juventus fitoi kohën e rregullt 2-1 dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Aty, Porto shënoi nga një gjuajtje e lirë e Sergio Oliveiras për të mohuar penalltitë për 2-2, ndërsa shpejt shpresat e bianconerëve të Andrea Pirlos i ktheu Adrien Rabiot duke shënuar me kokë për 3-2. [Chiesa 49, 63, Rabiot 117 - Sergio Oliveira 19p. 115]
Deri në fund, Juventus nuk arriti edhe golin tjetër të nevojshëm për kualifikim dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 4-4 dhe me rregullin e golit si mysafir, portugezët e drejtuar nga Sergio Conceiçao kanë siguruar një vend në 8-shen më të mirë të garës.
Qendërmbrojtësi me përvojë dhe kapiteni i Portos, Pepe (38-vjeç), ka qenë i jashtëzakonshëm në mbrojtje sonte, përkundër moshës së tij. Derisa në anën tjetër Cristiano Ronaldo nuk u dëgjua fare e golat e Federico Chiesas të disponuar nuk mjaftuan për fitore në kohë të rregullt.