Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5x2përVikend

10she për fund

10she për fund


Shkruan: Luan Morina

13 May, 2016 @16:21

1. Bremen – Frankfurt (e shtunë, ora 3e30)

Ndoshta është humbje që tri nga qendrat më të mëdha industriale të Gjermanisë do të mbeten pa përfaqësues në Bundesligë. Bremen ka humbur rrugën moti kohë, që nga largimi i Schaffit dhe i yjeve të plakura si Ailton. Frankfurt kurrë nuk ka qenë kualitet kampioni, megjithatë ka potencial për të mbetur në Bundesligë. Nga të dyja mund të mësojmë që një sulmues në moshë nuk mund të prodhoj dy sezone të frytshme kurrë.

2. Mainz – Hertha (e shtunë, ora 3e30)

Asnjëra nuk janë të denja për Ligën e Kampionëve. Por, suksesi i tyre në Bundesligë është freski e bukur në krye. Besoj se do të bëjnë një shfaqje të tillë edhe të shtunën. Kanë bërë diçka që kam pritur se do ta bënte Kolni ndoshta. Mainz rrezikon të mbetet pa disa talente në sulm, derisa Hertha do të ishte mirë të gjente dy-tri figura kyçe në ekip për shkak të angazhimit në Evropë vitin e ardhshëm.

3. Granada – Barcelona (e shtunë, ora 5)

Titulli i Barcelonës nuk ka qenë kurrë në dyshim për mendimin tim. Thjesht, as Atletico e as Reali nuk kanë ekip të formësuar për të dominuar një kampionat të këtillë që një hap fals të humb titullin dhe ku duhet të fitosh 30 ndeshje dhe një epërsi prej 20 pikëve ndaj ndjekësve të parë. Granada ka ditur t’i bëj probleme ekipeve të mëdha, por jo kësaj radhe.

4. La Coruna – Real Madrid (e shtunë, ora 5)

Më shumë mundësi ka të humb Reali se Barcelona. Kontinuiteti, dëmtimet dhe mbi të gjitha mendja tek Milano mund të shpërqëndrojnë Realin sidomos nëse Barcelona ka një epërsi prej 2-3 golave para pushimit, diçka shumë e mundshme. Po të mos kishin pasur Benitezin do të ishin në pozitë krejt ndryshe. Të gjithë gabojnë, por Florentino e tepron. Veç Berlusconi që ia kalon. Kuptohet nëse ky i fundit e di çfarë bën.

5. Milan – Roma (e shtunë, 15n9)

Po ta dinte se çfarë do të bënte, Milani do të kishte këtë ndeshej sa për sy e faqe. Kanë ndërruar trajnerin në pikën më të keqe të sezonit dhe për arsye banale. Banale është edhe loja e Milanit dhe karakteri i lojtarëve që luajnë në këtë ekip. Dëshirojnë të mbajnë Balotellin edhe një sezon për të mbuluar largimin eventual të Baccas. Domethënë edhe një vit i humbur për Milanin me këso politika çmendurish. Roma sezoneve të fundit ka bërë krejt të kundërtën, por ja që kanë pasur Garcian.

6. Sassuolo – Inter (e shtunë, 15n9)

Dy ekipet e Milanos i nevojiten Evropës. Interi po kthehet dhe me vete mund ta merr edhe Sassuolon. Të gjelbërit e trajnerit më të mirë italian për momentin e meritojnë Evropën për shkak të lojës që tregojnë dhe sidomos për shkak të adaptimeve që i bëjnë me lojtarë të vlerësuar si të mbaruar. Vetëm që e kanë mposhtur Milanin jashtë e brenda këto tre vitet e fundit.

7. Manchester Utd – Bourmenouth (e diel, ora 4)

Të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve e meriton edhe Manchester Unitedi që nuk ka pasur guximin të shkarkojnë trajnerin më të dobët që kanë pasur në historinë e Premier League. Po, edhe Moyesi ka qenë më i mirë. Shumë më i mirë sidomos kur vihen në pah paratë që ka pasur në dispozicion. Filozofi mund të ecën, mund të mos ecën! Ajo që dihet është që Liga e Kampionëve vitin e ardhshëm do të mund të shikohet vetëm në televizor për ‘djajtë’ e kuq. Mos përjashtoni fitoren eventuale të Bournemouth të cilët kanë një trajner shumë më të mirë se United. Dhe mbi të gjitha, aspak filozof!

8. Swansea – Manchester City (e diel, ora 4)

Di Matteo është italiani më i mbivlerësuar që ka udhëhequr ekip në Premier League. Di Canio ka qenë dështim dhe po të mos kishte milionët dhe fatin që ka pasur Mancini, edhe ai do të ishte dështim. Guidolin nuk ka pasur gjasa të jetë dështim tek Swansea, edhe pse Gary Monk ka pasur një sezon të mirë. Kompany, Yaya (urime ditëlindja), e Pellegrini do të largohen. Gajlja e tyre se kur do të luaj City vitin e ardhshëm është rrafsh e barabartë me zero (0). E të gjithë që mendojmë se Guardiola është trajner i mbivlerësuar, kemi qejf ta shohim në Europa League.

9. Club Brugge – Anderlecht (e diel, ora 2e30)

Besnik Hasi është duke kaluar ditët e fundit si trajner i Anderlechtit. Liga e Belgjikës nuk është shumë e mirë në letër, mirëpo futbolli që bëjnë dhe talentet që kanë, sidomos këto dy ekipe, e bën interesante këtë ligë. Është një ndeshje që mund të përcaktoj kampionin, dhe pa dyshim do të jetë e bukur për sy me futboll ofanziv dhe të nxituar që bëjnë ekipet e këtij kampionati.

10. Skënderbeu – Partizani (e premte, ora 7)

Nëse shohim ‘rrugën e kampionëve’ në edicionin e radhës të Ligës së Kampionëve, mund të përfundojmë që gjasat e Skënderbeut për të përfunduar në grupe nuk janë aspak të këqija. Nëpër Evropën Lindore dhe Qendrore kampionë janë bërë disa ekipe që nuk janë aq me përvojë në Evropë. Skandinavia e Baltiku gjithnjë kanë qenë më inferiore. Partizani dhe Kukësi nëse arrin të kualifikohet në Europa League, dhe e marrin seriozisht këtë garë mund të korrin suksese mesatare. Sidoqoftë, kualifikimi i Skënderbeut vitin e kaluar në Europa League duhet të jetë shtytje që duhet vazhduar edhe këtë vit. Është një lindje e futbollit shqiptar, edhe pse e vonuar.


WATFORD

Flores largohet në fund të sezonit

Premier League

Flores largohet në fund të sezonit

13/05/16 @ 16:10

BERSANT CELINA

Krenar për kontratën e re

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Krenar për kontratën e re

13/05/16 @ 15:52

ZYRTARE

Celina nënshkruan kontratën e re

Premier League

Celina nënshkruan kontratën e re

13/05/16 @ 15:31

JOHN TERRY

Chelsea ofron kontratë të re për Terryn

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Chelsea ofron kontratë të re për Terryn

13/05/16 @ 15:28

FIFA

Kongresi i FIFA-s fillon me hapje solemne

International

Kongresi i FIFA-s fillon me hapje solemne

13/05/16 @ 13:15

KONGRESI I FIFA-S

Disponimi i mirë para pranimit në FIFA

FFK Superliga/Kosova

Disponimi i mirë para pranimit në FIFA

13/05/16 @ 12:06

ZLATAN IBRAHIMOVIC

Erdhi si mbret, po shkon si legjendë...

Ligue 1

Erdhi si mbret, po shkon si legjendë...

13/05/16 @ 10:55

FINAL FOUR PËR TË PËRCAKTUAR KAMPIONIN

FSHF ndërron formatin e Superiores

FSHF Kategoria Superiore

FSHF ndërron formatin e Superiores

19/07/23 @ 11:56

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06

GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Enea Koliçi kalon te kampioni!

05/07/23 @ 20:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

REAGIMI I FSHF

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

FSHF Kategoria Superiore

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

30/06/23 @ 09:18

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

26/06/23 @ 14:21


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore