ZLATAN IBRAHIMOVIC
Erdhi si mbret, po shkon si legjendë...
13 May, 2016 @10:55
Ndeshja e nesërme ndërmjet PSG dhe Nantes, do të ketë rëndësi të veçantë për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic
Ibra ka kontratë deri në fund të këtij stinori, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën parisiene në stadiumin Parc des Prices.
34 vjeçari më parë kishte paralajmëruar largimin e tij nga PSG, ndërsa veten e ka quar si mbret i shndërruar në legjendë derisa ishte te kjo skuadër.
“Ndeshja ime e fundit në Parc des Princes. Erdha sikur një mbret, po shkoj sikur një legjendë,” ka shkruar Ibra në Twitter.
Sulmuesi me nënshtetësi suedeze këtë stinor ka shënuar 36 gola në 30 paraqitje në kampionatin françez, duke pasur mesatare me më shumë se një gol për ndeshje.
My last game tomorrow at Parc des Princes. I came like a king, left like a legend pic.twitter.com/OpLL3wzKh0
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 13, 2016