Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2016

Lista e Islandës për EURO

Lista e Islandës për EURO


12 May, 2016 @16:54

Përfaqësuesja e Islandës, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për Kampionatin Europian, EURO 2016, që do të organizohet në Francë.

Në listë bie në sy emri i veteranit 37 vjeçar, ish futbollist i skuadrave të mëdha si Chelsea e Barcelona, Eidur Gudjohnsen, i cili aktualisht luan për skuadrën norvegjeze, Molde.

Grupet në EURO 2016

Gudjohnsen ishte pensionuar nga përfaqësuesja islandeze në nëntor të vitit 2013, mirëpo më pas ishte rikthyer në mars të vitit 2015, për të luajtur në tre ndeshje kualifikuese, duke kontribuar kështu në rrugëtimin drejt Europianit.

Tabelat në kualifikimet për EURO 2016

Tre futbollistë nga lista e të ftuarve, Gylfi Sigurdsson, Aron Gunnarsson dhe Kolbeinn Sigthorsson, aktualisht janë duke vuajtur lëndimet, por që pritet të jenë të gatshëm deri në ndeshjen e parë të Europianit.

Për ndryshe, Islanda mund të jetë kundërshtari potencial i Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, përkatësisht në grupin I kualifikues.

Më poshtë, mund ta shihni listën e plotë prej 23 lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi Lars Lagerbäck, ndërsa përveç tyre, janë edhe gjashtë futbollistë të tjerë në listën rezerve, të cilët mund t’i bashkohen ekspeditës të përfaqësueses së Islandës në Europian, në rast të ndonjë lëndimi nga të ftuarit paraprak.

Shiko gjithashtu: Lista e Suedisë për EURO 2016

Shiko gjithashtu: Lista e Belgjikës për EURO 2016



Lista e lojtarëve të ftuar te Islanda për EURO 2016

Portierët: Hannes Halldórsson (Bodø/Glimt), Ögmundur Kristinsson (Hammarby), Ingvar Jónsson (Sandefjord)
Mbrojtësit Ari Skúlason (OB), Hordur Magnússon (Cesena), Hjörtur Hermannsson (PSV Eindhoven), Ragnar Sigurdsson (Krasnodar), Kári Árnason (Malmö), Sverrir Ingi Ingason (Lokeren), Birkir Sævarsson (Hammarby), Haukur Heidar Hauksson (AIK)
Mesfushorët Emil Hallfredsson (Udinese), Gylfi Sigurdsson (Swansea), Aron Gunnarsson (Cardiff), Theódór Elmar Bjarnason (AGF), Arnór Ingvi Traustason (Norrköping), Birkir Bjarnason (Basel), Johann Gudmundsson (Charlton), Eidur Gudjohnsen (Molde), Rúnar Már Sigurjónsson (Sundsvall)
Sulmuesit Kolbeinn Sigthórsson (Nantes), Alfred Finnbogason (Augsburg), Jón Dadi Bödvarsson (Kaiserslautern)
Lista rezreve: Gunnleifur Gunnleifsson (portier, Breidablik), Hallgrímur Jónasson (mbrojtës, OB), Hólmar Örn Eyjólfsson (mesfushor, Rosenborg), Rúrik Gíslason (mesfushor, Nürnberg), Ólafur Ingi Skúlason (mesfushor, Gençlerbirliği), Vidar Örn Kjartansson (sulmues, Jiangsu Suning)

 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016