RUMANIA
Kundërshtarja e Shqipërisë fton 28 lojtarë
12 May, 2016 @18:03
Kundërshtarja e Shqipërisë në grupin A të Kampionatit Europian, Rumania, sot ka bërë të ditur listën e 28 lojtarëve të ftuar.
Kjo listë, do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Anghel Iordanescu gjatë periudhës 18-30 maj, ku përfaqësuesja e Rumunisë do të jetë në Itali në kampin përgatitor për Europian, me ç‘rast do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore kundër Kongos më 25 maj dhe kundër Ukrainës më 29 maj.
Më pas, përzgjedhësi Iordanescu do ta reduktojë listën në 23 lojtarë, që do të jetë lista përfundimtare për EURO 2016.
Përveç Rumanisë, në grupin e Shqipërisë janë edhe Franca dhe Zvicra.
Shiko gjithashtu: Lista e Suedisë për EURO 2016
Shiko gjithashtu: Lista e Belgjikës për EURO 2016
Shiko gjithashtu: Lista e Islandës për EURO 2016
Lista e të ftuarve në përfaqësuesen e Rumanisë
Portierët: | Ciprian Tătăruşanu (Fiorentina), Costel Pantilimon (Watford), Silviu Lung (Astra) | ||
Mbrojtësit: | Cristian Săpunaru (Pandurii Tg. Jiu) Alexandru Matel (Dinamo Zagreb), Vlad Chiricheş (SSC Napoli), Valerică Găman (Astra Giurgiu), Dragos Grigore (Al Sailiya), Cosmin Moti (Ludogorets), Razvan Rat (Rayo Vallecano ) Steliano Filip (Dinamo), Alin Tosca (FC Steaua Bucureşti) | ||
Mesfushorët: | Michael Pintilii (FC Steaua Bucureşti), Ovidiu Hoban (Hapoel Be'er Sheva), Adrian Ropotan (Pandurii Tg. Jiu) Andrei Quail (Ludogorets), Adrian Popa (FC Steaua Bucureşti), Gabriel Torje (Osmanlispor), Alexandru Chipciu (FC Steaua Bucureşti), Andrei Ivan (CSU Craiova), Alexandru Maxim (VfB Stuttgart), Nicolae Stanciu (FC Steaua Bucureşti), Lucian Sânmărtean (Al Ittihad) | ||
Sulmuesit: | Claudiu Keşerü (Ludogorets), Bogdan Stancu (Genclerbirligi), Florin Andone (Cordoba), Denis Alibec (Astra), Ioan Hora (Pandurii Tg. Jiu) |