BERSANT CELINA
Krenar për kontratën e re
13 May, 2016 @15:52
Gjiganti anglez, sot ka siguruar edhe për katër vjet shërbimet e talentit kosovar, Bersant Celinës.
19 vjeçari me rastin e zyrtarizimit të kontratës, ka thënë se ndihet krenar që ka nënshkruar për Manchester Cityn.
“Isha vërtet i lumtur kur debutova këtë stinor në Norwich. Ishte një moment krenar për mua dhe familjen time,” tha fillimisht Celina për faqen zyrtare të Manchester Cityt.
“Unë kam qenë këtu për katër vite dhe klubi ka ndryshuar shumë. Ne kemi akademinë më të mirë në botë. Klubi gjithmonë po bëhet më mirë e më mirë dhe më konkurues në çdo çast. Ne arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që dëshmon se kjo është njëra prej skuadrave më të mira në botë. Jam vërtet i entuziazmuar që jam pjesë e së ardhmes e këtij klubi të madh,” vazhdoi ai.
Lexo gjithashtu: Celina nënshkruan zyrtarisht me Cityn
Më tej, Celina foli edhe për trajnerin aktual të Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, për të cilin tha se është falenderues, pasi iu dha rasti pikërisht nga ky trajner për të debutuar me ekipin e parë të Manchester Cityt.
“Vërtet dua ta falenderoj Manuel Pellegrinin që ma dha rastin për debutim, që më ndihmoi dhe më dha hapësirë të përparoj. Jam vërtet falenderues për të. I dëshiroj atij gjitha të mirat në të ardhmen. Jam falenderues për gjithçka që ka bërë ai për mua.”