Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KICKER

13 nga 36 klubet profesionale para bankrotit këtë stinor

13 nga 36 klubet profesionale para bankrotit këtë stinor


4 April, 2020 @16:07

Situata ekonomike në shumë klube të Bundesligës dhe Bundesligës 2 është shumë më dramatike sesa që mendohej në fillim.

Kështu nis artikullin e sotmë gjermanja prestigjioze Kicker, që tregon se 13 klube profesionale nga 36 janë para bankrotimit financiar këtë stinor për shkak të pandemisë coronavirus.

Dymbëdhjetë klube veçse janë në rrezik të madh karshi pagesave të punonjësve të tyre.

Shifrat u bënë të ditura në mbledhjen e 36 klubeve të enjten, në video-konferencë.

Shtatë klube nga Bundesliga 2 që në fund të majit mund të shpallin bankrotimin nëse ndeshjet nuk zhvillohen dhe nëse nuk pranojnë pagesën nga partnerët medial të tyre që distribuohet nga DFL (liga e futbollit gjerman). Kësti i fundit nga kontrata me transmetuesit për stinorin 2019/20 vjen në maj. Dy klube tjera në Bundesliga 2 që në fillim të qershorit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e bankrotimit zyrtar.

Një klub i Bundesligës është në rrezik të madh, pasi që mund të kryejë obligimet ndaj punonjësve vetëm deri në maj. Tre klube tjera nga Bundesliga pritet të raportojnë borxhe në pagesa që në qershor.

Bankrotimi nuk mund të evitohet për të gjitha këto, nëse ndeshjet nuk nisin në fillim të muajit maj.

Kicker ka kuptuar gjithashtu se në rast të bankrotimit, është vendosur që të minusohen nga tre pikë prej nëntë siç shkruan në rregullore për stinorin e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga