Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - CITY

18 fitore rresht, City marshon drejt titullit

Foto: Premier League

18 fitore rresht, City marshon drejt titullit


21 February, 2021 @19:25

18 fitore rresht për Manchester Cityn në të gjitha garat!

Forma senzacionale e djemve të Guardiolës vazhdoi edhe sot në udhëtim te Arsenali. City e mposhti Arsenalin me rezultat 0-1, e goli i fitores erdhi në minutën e 2’ nga Raheem Sterling, që shënoi me kokë pas krosimit nga algjeriani Mahrez.

TABELA AKTUALE

Në përballjet direkte, kjo është hera e tetë rresht që City po e mposhtë Arsenalin në Premier League.

Duke parë skuadrat e tjera që nuk kanë aspak vazhdimësi në rezultate, titulli duket i Cityt, që me këtë formë e me këtë mbrojtje solide do të jetë pretendent edhe për ta fituar Ligën e Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League