Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU MBIJETON!

2 Korriku siguron mbijetesën, Ulpiana përfundimisht në barazh

Foto: 2Korriku/fb

2 Korriku siguron mbijetesën, Ulpiana përfundimisht në barazh


Teksti: 2korriku.com

13 May, 2023 @23:07

Vështirësi të shumta gjatë edicionit, por fundi vie i bukur për skuadrën ‘verdheblu’ të 2 Korrikut. Djemtë e udhëhequr nga ish-futbollisti Besim Ademi sot i dhanë vulën qëllimit sezonal, me dy gola të “mjeshtrit” Prekopuca mposhtën Ulpianën dhe siguruan qëndrimin në Viva Fresh Ligën e Parë edhe për një edicion tjetër.

“Sami Kelmendi” sot pa dy skuadra si Ulpiana e 2 Korriku që u angazhuan në çdo cep të fushës, të cilat sot i dalluan qëllimet sezonale, por fusha tregoi se cilësitë ishin të përafërta e jo më kot ndeshja u mbyllë me fitoren e “kryeqytetasve”.

Ulpianës e 2 Korrikut përvec futbollistëve, sot ndeshjen ua hijeshuan edhe katër gjyqtarët, që me autoritetin e tyre të madh, ndanë drejtësinë në mënyrën më të mirë, si për të dëshmuar se sa potencial zotërojnë dhe se çfarë e ardhme e ndritur i pret.

Dueli i sotëm ndërmjet skuadrave nga Regjioni i Prishtinës dha shumë emocione, ndonëse pjesa e parë ishte diçka më e zbehtë, si për t’i lënë momentet vendimtare për fraksionin e dytë të ndeshjes, kur edhe u shënuan tre gola, u akorduan dy penallti, një herë u godit shtylla nga vendësit e një karton i kuq u dha po ashtu për vendësit.

Për 2 Korrikun, në ndeshjen e edicionit, vendimtare doli të jetë dyshja Camara-Prekopuca, njëri duke fituar dy penallti e tjetri duke i realizuar ato me shumë klas.

Ulpiana, në anën tjetër, një herë e gjeti barazimin me ish-in e 2 Korrikut, Urim Statovcin (52’), por që u përmbys çaste më pas, kur mysafirët ri-morën epërsinë nga penalltia (70’). Vendësit deri në fund tentuan për ta kthyer ndeshjen kah rezultati që dëshironin e për pak sa nuk shënuan me Ademin, por topi i goditur në mënyrë perfekte nga ai shkoi në shtyllën e portës së portierit Neziri e më pas u largua nga zona e rrezikshme e mysafirëve.

Në këtë mënyrë, 2 Korriku siguroi fitoren e dytë me radhë dhe pikën e shtatë në tri xhirot e fundit për të shkuar kështu në kuotën e 24 pikëve në renditjen tabelare të grupit “B” të Viva Fresh Ligës së Parë.

Me këto tri pikë, 2 Korriku tanimë matematikisht siguron qëndrimin në Viva Fresh Ligën e Parë për edicionin e ardhshëm duke lënë mbrapa Arbërinë, kurse Ulpiana mbetet në pozitën e dytë, nga ku përmes barazhit do të mëtoj plasmanin për në Superligë.

INFO:

Viva Fresh Liga e Parë; Xhiro e Njëzetegjashtë

Ulpiana – 2 Korriku [1:2] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Urim Statovci (52’); Ylli Prekopuca (47’ pen., 70’ pen.)

Gjyqtarët: Ilir Mehmeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova, Ilaz Ajeti

Delegat i ndeshjes: Agim Keka

Vëzhgues i gjyqtarëve: Shaip Grainca

Formacioni startues i Ulpianës: A. Beqiri, F. Gërbeshi /kap./ (L. Rexhepi 51’), L. Prapashtica, G. Emini, A. Sadriu (Sh. Kelmendi 46’), L. Gashi (A. Ismajli 46’), U. Statovci, L. Tasholli, A. Arifi (E. Ademi 46’), D. Sadiku, E. Baftiu. Kryetrajner: Visar Bardhi.

Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, R. Jashari, A. Salihu, A. Beqiri, R. Arifi, M. Hyseni, B. Qorri, Y. Prekopuca /kap./ (R. Bejta 75’), E. Gashijan, I. Hallie (F. Bajrami 60’), G. M. Camara (A. Salihu 87’). Kryetrajner: Besim Ademi.

Një xhiro para fundit të stinorit, 2 Korriku i nënti (i parafundit) në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi B, ka 24 pikë dhe ka siguruar mbijetesën, pasi që ka 5 pikë më shumë sesa sot e konfirmuara për rënie nga Liga e Parë, Arbëria. Në anën tjetër, Ulpiana me shumë gjasa do të luajë ndaj Lirisë në barazhin e parë për Superligë, e nëse e fiton të parën, do të pres edhe barazhin e dytë, atë të playoutit të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë