Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBËTARJA

2012-shi, vit pozitiv

Espn

2012-shi, vit pozitiv


31 December, 2012 @14:55

Viti 2012 ka kaluar me bilanc pozitiv për Shqipërinë. Kombëtarja jonë në vitin që po e lëmë pas ka luajtur nëntë ndeshje, prej tyre 5 ndeshje miqësore dhe 4 ndeshje të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

4 fitore, 2 barazime, 3 humbje

Fitorja më e rëndësishme e Shqipërisë mund të vlerësohet ajo ndaj Sllovenisë me rezultat 1-0. Ekipi i italianit, Gianni De Biasi, po ashtu ka arritur ta mposhtë edhe Katarin dhe Iranin, në miqësore, si dhe Qipron në kualfikime për Botëror. 

Në dy ndeshjet që përfunduan me rezultat të barabartë, nuk ka pasur as gola. Ndeshjen Shqipëria - Moldavia dhe Shqipëria - Kameruni, që të dyja miqësore, përfunduan ashtu sikur filluan, 0-0. 

Kurse nga humbjen, De Biasit ende i mbetet në mendje takimi i humbur në Qemal Stafa kundër Islandës, ku fitoren e mysafirëve e siguroi mesfushori Sigurdsson nga goditja e lirë. Edhe në ndeshjet kundër Zvicrës (2-0) dhe kundër Gjeorgjisë në miqësor (2-1), kuqëzinjtë u ndanë nga fusha kokëulur.

 

Edgar Çani, bombarderi i vitit

 

Nga nëntë ndeshje të luajtura në 2012, Shqipëria ka arritur t’i tund portat kundërshtare nëntë herë, duke pasur mesatare një gol për ndeshje. Edgar Çani është golashënuesi më i mirë i Shqipërisë për këtë vit. Sulmuesi 23 vjeçar ka shënuar 3 herë, derisa veterani Erjon Bogdani ka shënuar një më pak. Edhe Elis Bakaj, Emiljano Vila, Armando Sadiku dhe Odise Roshi kanë pasur rastin që ta kenë gëzimin e golit të shënuar.

Ngritje edhe në renditjen e FIFA-së

Gjatë një viti Shqipëria ka pasur ngritje edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-së. Kombëtarja së fundi në renditjen e mujit dhjetor ishte renditur në vendin e 63-të, ndërkaq një vit më parë kuqezinjtë e kanë qenë 11 pozita më poshtë, përkatësishtë në vendin e 74-të.

 

REZULTATET NË VITIN 2012:

29/02 M Gjeorgjia - Shqipëria 2-1 Çani

22/05 M Katari - Shqipëria 1-2 Bakaj, Bogdani

27/05 M Shqipëria - Irani 1-0 Vila

15/08 M Shqipëria - Moldavia 0-0

07/09 Z Shqipëria - Qipro 3-1 Sadiku, Çani, Bogdani

11/09 Z Zvicra - Shqipëria 2-0

12/10 Z Shqipëria - Islanda 1-2 Çani

16/10 Z Shqipëria - Sllovenia 1-0 Roshi

14/11 M Shqipëria - Kameruni 0-0

*Në kolonën e parë janë të shënuara datat, shkronjat M dhe Z janë shkurtesa për ndeshjet miqësore, përkatësisht zyrtare, ndërsa pas rezultateve janë të shënuar golashënuesit për Shqipërinë.


 
Të gjitha lajmet nga