FA CUP
210 minuta përcaktojnë fituesin
9 February, 2016 @22:42
Në ndeshjen kthyese të FA Cup, ndërmjet Liverpoolit dhe West Hamit, fituesi u desh të përcaktohej pas 120 minutave. Kur u mendua se ndeshja do të shkonte në ekzekutimin e penalltive, ishte italiani Ogbonna që me një goditje fantastike me kokë mposhti portierin Mignolet dhe dërgoi skuadrën e tij në 1/8 e FA Cup.
Ndeshja e parë në Anfield u mbyll pa gola dhe ndeshja e zhvilluar sonte ishte ndeshja kthyese mes dy skuadrave.
Në 1/8 e finales West Hami do të jetë mysafir i Blackburnit, kurse Liverpooli këtë eliminim mund ta harrojë duke fituar kupën Capital One në finalen ndaj Cityt me 28 shkurt.