Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - DRENICA

3 gola për 3 pikë, fitore e rëndësishme e Ulpianës

3 gola për 3 pikë, fitore e rëndësishme e Ulpianës


27 February, 2022 @14:55

Fitore me vlerë tejet të madhe ka shënuar Ulpiana ndaj Drenicës sot.

Skuadra lipjanase e mposhti kundërshtarin e sotëm me rezultat 3-1 (Iran Junior 28’, Silvester Shkalla 54’, Trimror Selimi 87’ / Kreshnik Uka 90+6’). Për Ulpianën kjo ishte vetëm fitorja e dytë sezonale në ndeshjet e luajtur në shtëpi. Kjo skuadër më shumë pikë ka mbledhur në takimet e luajtura në udhëtim, 12 nga 22 sa ka në total.

Epërsia fillestare e Ulpianës erdhi në minutën e 28’, kur Iran Junior shënoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë për 1-0.

TABELA AKTUALE

Më pas, rreth 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Ulpiana e dyfishoi epërsinë. Një top i kthyer pas pritjes së Smakiqit, u çua në rrjetë nga Silvester Shkalla prej afërsisë, 2-0 pas 54 minutave lojë.

Pak para fundit, Ulpiana shënoi edhe një herë. Trimror Selimi në minutën e 87’ shënoi për 3-0. Në fakt, fitorja e Ulpianës mund të ishte edhe më e thellë, por Ermir Rezi në minutat shtesë të ndeshjes e shpërdoroi një penallti. Goditja e tij nga pika e bardhë përfundoi në shtyllë.

Krejt në fund të takimit, Drenica e gjeti golin e nderit, kur Kreshnik Uka shënoi për 3-1, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Gjithashtu, vlen të përmendet që Drenica këtë takim e mbylli me 10 lojtarë në fushë, pasi që Azem Bejta u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e parë të kohës shtesë (90+1’).

Fitorja e shënuar sot i jep shpresë për mbijetesë Ulpianës, kurse Drenica për momentin është e pesta në renditje.

Xhiron që vjen, Ulpiana i shkon Gjilanit, kurse Drenica e pret Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga